Zyrtarë të Policisë së Shtetit, përmes një deklarate për shtyp ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Laç, ku u përfshi edhe deputeti i PS, Armando Prenga.

Lulzim Basha, në një dalje për mediat të shtunën, deklaroi se ngjarja e Laçit ku u plagosën 7 persona dhe në të cilën është i përfshirë edhe deputeti socialist Armando Prenga, tregon se ka ardhur fundi i shtetit ligjor në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi rrjetin social Twitter për të reaguar ndaj arrestimit të deputetit socialist Armando Prenga, i cili u përfshi në një përleshje në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona.
Emigrantët po mbërrijnë në Austri pas vendimit të papritur të Hungarisë që u ka vënë në dispozicion autobusa drejt kufirit. Për ditë me radhë Hungaria bllokoi emigrantët të udhëtonin me tren drejt Europës Perëndimore, duke thënë se e ka për detyrë t'i regjistrojë ata, duke shkaktuar edhe zemërata.
Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në pistën italiane të Monzës. Piloti i Mercedesit ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë, duke lënë pas pilotët e Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Laç ka sjellë reagimin e fortë dhe të menjëhershëm të Partisë Socialiste. Përmes një deklarate zyrtare, Partia Socialiste paralajmëroi përjashtimin nga radhët e saj të deputetit të përfshirë në ngjarjen e Laçit, Armando Prenga, duke nënvizuar edhe faktin se pavarësisht pozitës së tij, deputeti tashmë duhet të përballet edhe me drejtësinë.

Në orën 01:00 të ditës së shtunë, në Spitalin Ushtarak kanë mbërritur shtatë persona të plagosur si pasojë e një përleshjeje në Lagunën e Patokut.

Tetova me rrethinën, është një ndër rajonet më të mëdha në Maqedoni, menjëherë pas Shkupit, ndërkohë që Qendra sportive është lënë në e shkretë dhe akoma është e pranishme mungesa e ujit të pijshëm si dhe shkalla e lartë e ndotjes së ajrit, ka thënë drejtuesi i opozitës maqedonase, Zoran Zaev gjatë vizitës së të premtes në Tetovë.

Ulpiana Lama - Ata u dyndën drejt Libanit, Turqisë dhe Jordanisë, përpara se të vërshonin dyerve të Europës.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE, i cili u zhvillua në Luksemburg. Gjatë fjalës së tij, ministri Bushati tha se vala e refugjatëve kërkon një përgjigje kolektive dhe instrument solidarizues për të akomoduar refugjatët.

Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj i cili gjobit me 10 milionë lekë, ose gati 100 mijë dollarë, bizneset që konstatohen se nuk lëshojnë kuponin tatimor.

Pas aksidentit të para pak ditëve në një nga galeritë e braktisura në Selishtë të Dibrës, ku dy të rinj humbën jetën duke nxjerrë krom, Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave pranë Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë ka organizuar një takim me përfaqësuesit e bizneseve të kromit që veprojnë në zonën Bulqizë-Bater-Martanesh.

Në ishullin grek të Kosit, një prej vendeve kryesore ku përplaset vala e parë e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, ndaluan për pak kohë Komisioneri Europian për Refugjatët, Dimitris Avramopulos dhe zëvendës-president i Komisionit Evropian Frans Timmermans me qëllimin të shihnin situatën nga afër.


TË FUNDIT


TEMAT E DITËS




SONDAZH

A mendoni që do të japë rezultat nisma vullnetare e Bashkisë së Tiranës, për pastrimin e kryeqytetit?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...

SHOWBIZ & LIFESTYLE
Sa më shumë mërziteni për peshën tuaj, më shumë kile merrni

Aktorët po xhirojnë filmin “All We Had”

Qenushi me emrin Olive është pjesëtari i ri i familjes së famshme

Brenda 5 apo 10 vitesh do të dalë në treg një pajisje që kontrollon këtë problem


HI TECH
Ekspertët thonë se po kthehen në pajisje “smart” gjëra të çuditshme

Tashmë ky opsion do të jetë në faqen kryesore të rrjetit social për smartphone

Një stil i cabrio-dritare për të krijuar hapësira

Ekrani do të ndriçojë në momentin kur do të bëni një “selfie”


PARASHIKIMI I MOTIT
 

HOROSKOPI DITOR

SHTYPI I DITES
Shtypi i ditës 05/09/2015
FOTO LAJM
Vapë e madhe në US Open. Andy Murray e përballon me qese akulli rreth qafës
Putin, dashamirësi i kafshëve
Emigrantë të bllokuar në një stacion hekurudhor në perëndim të Budapestit
Lutje në varrin e Nënë Terezës në përvjetorin e vdekjes, Kalkutë
Danimarkë-Shqipëri; ndizet nga ngjyrat kuqezi Kopengaheni
PUBLICITET
WEB TV »
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të zhvillojë javën e ardhshme, më 10 dhe 11 shtator, një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Komuna e Kaçanikut, nga ku janë larguar më së shumti qytetarë drejt Sirisë dhe ku në disa raste elementë ekstremistë kanë përdhosur figurat kombëtare, ka organizuar të premten një ngjarje pikërisht në nder të figurës së humanistes së njohur shqiptare, Nënë Tereza.

Autoritetet në Kosovë mund të krenohen me zbatimin e paketës së re fiskale, por deri në pikën kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës.

Rahoveci mbledh mijëra vetë këtë fundjavë, në një festival të rrushit dhe verës. Komuna e njohur për vreshta e verë të mirë mirëpret “HardhFest”, një festival ku përveç shijimit të verës, do të këndojnë artistë të njohur nga hapësirat mbarëshqiptare.

SPORT
Mediat daneze e kanë cilësuar dështim barazimin pa gola të kombëtares së tyre me përfaqësuesen e Shqipërisë. Në analizën e saj, e përditshmja Extrabladet ka theksuar se danimarka e Morten Olsen nuk e ka cilësinë e duhur për të qenë mes skuadrave më të mira të Europës.
Nabil Fekir ka thyer ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë gjatë ndeshjes miqësore mes Portugalisë dhe Francës.
Rafael Nadal është eliminuar në raundin e tretë të US Open, Grand Slam-it të fundit sezonal. Tenisti spanjoll u mund nga italiani Fabio Fognini në 5 sete.
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 139.4 139.9
USD 124.7 125.6
GBP 128 128.7
CHF 190 190.7
TREGJE DHE BURSA
S&P 500 1921.22
-29.91
-1.53%
FTSE 100 6042.92
-151.18
-2.44%
NASDAQ 4683.92
-49.58
-1.05%
FTSE MIB 21472.68
-704.69
-3.18%
CAC 40 4523.08
-130.71
-2.81%
DAX 10038.04
-279.80
-2.71%
HANG SENG 20840.61
-94.33
-0.45%
Nikkei 225 17792.16
-390.23
-2.15%
S&P/ASX 100 4207.40
+9.80
+0.23%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.