Vajzat pyesin, djemtë përgjigjen

14:24 • 20/03/2017

Për të komunikuar dhe për t’i pasur sa më pranë, edhe pse përtej xhamit, djemtë janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që vajzat i komunikojnë.

Damiano dhe Liridoni janë afruar pranë vajzave, të cilat qëndrojnë të relaksuara në kolltuqet pak më larg.
Dy djemtë i përgjigjen pa hezitim pyetjeve të vajzave. Më pas, aty afrohet edhe Ervini, i cili “ngacmon” Liridonin duke thënë se kërkon ta shohë se si komunikon ai me vajzat.

Më pas, djemtë kuptojnë se po i mbaron dhe letra e janë në vështirësi, kështu nis komunikimin me shenja.

“Nuk ka më letër. Këtë të fundit po e ndaj me Damianon”, thotë Liridonin.