Vajzat keqardhje për daljen e Musait

23:00 • 19/06/2017

Katerina dhe Fiorentina teksa janë duke u relaksuar bisedojnë rreth natës gjysmëfinale të këtij Big Brother dhe për eliminimin e dyfishtë, nga i cili u largua Musa dhe Dona.

“Më erdhi keq për Musën”, shprehet Fiorentina duke lënë të nënkuptohet se sipas asaj ata e meritonin të ishin ende në shtëpi.

Ndërkohë që Katerina shprehet se nuk priste që çifti që do të eliminohej do të ishte Dona-Musa. “Nuk e prisja, unë thashë se do iknim ne për Zotin”, deklaron ajo.