Vajzat e djemtë flirt me letra

00:30 • 21/03/2017

Mundësia për të komunikuar me letra ua ka bërë më të bukur ditën si djemve ashtu edhe vajzave singel të këtij Big Brother.

Pas disa diskutimeve apo flirteve të veçanta me njëri-tjetrin përmes derës së xhamtë. Ka ardhur momenti që djemtë dhe vajzat janë vendosur përballë njëri-tjetrit për të shkëmbyer sa më tepër mesazhe.

Në të dyja shtëpitë është shprehur shumë dëshira për t’u bashkuar me palën tjetër. Të dyja palët besojnë se jeta brenda mureve të Big Brother do të bëhet më e bukur ditën kur do të kenë mundësinë që të bashkohen me njëri-tjetrin.