Shakaja pa “kripë” e Katerinës dhe reagimi i Lupçes…

14:40 • 24/06/2017

Ishin duke bërë dush së bashku, ndërsa aty ishte edhe Fiorentina, por një shaka pa “kripë” e Katerinës u shoqëruar me një reagim aspak të hijshëm nga Lupçe.

Katerina i hap ujin e nxehtë Lupçes, ndërsa ai reagon menjëherë ndaj saj, duke e shtyrë i inatosur partneren e tij.

Fiorentina që ishte aty pranë, i kërkoi Lupçes të mos e ekzagjeronte me veprimet e tij. “Tani në fund e gjete ti”, i thotë Fiorentina.