Olsit i bëhet qejfi po të fitojë Lupçe, Fiorentinës jo

13:42 • 19/05/2017

Ditet kalojnë brenda shtëpisë së Big Brother dhe sa më shumë afrohet finalja, aq më shumë banorët mendojnë për çmimin e madh.

E duke diskutuar për këtë në oborr, Olsi, përveç vetes së tij ka edhe një person tjetër që po ta fitonte këtë çmim do “t’i bëhej qejfi”.

“Po ta fitosh ti mua do më bëhej shumë qejfi, për moshën që ke ti dhe për Katerinën. Këtu të gjithë të fituar janë edhe një javë të qëndrojnë brenda, por nëse unë do të fitoja çmimin e madh do të ikja direkt për Spanjë se po vdes për pushime”, i thotë ai Lupçes.

Këto fjalë të Olsit i dëgjoi edhe Elsamedi.

“E dëgjon ti çfarë thotë Olsi, që ta fitojë Lupçja?!”, i drejtohet ai Fiorentinës me shaka.

Vetë Fiorentina ndan një qëndrim krejt ndryshe nga Olsi dhe shfaqet shumë herë më ambicioze.

“Unë s’kam ardhur këtu që të fitoj, kam ardhur që të marr edhe shtëpinë”, i përgjigjet ajo.