Olsi: Pishman, për asgjë. Nominimi nuk më tremb

14:13 • 21/04/2017

Olsi diskuton me Lupçen dhe Katerinën mbi pjesën e nominimit dhe të marrëdhënies mes banorëve në përgjithësi në shtëpi.

“As se kam marrë fare këtë pjesën e nominimit. S’jam pishman fare për asgjë, e kam shijuar në maksimum. Të gjithë do dalim një ditë, një çift do e marri”, thotë Olsi. Edhe Katerina mendon njësoj. “Nuk më bën fare përshtypje nëse dal në nominim”, thotë ajo.

Më tej, Olsi thotë se nuk i pëlqen fare situata e ndarjes në grupe brenda shtëpisë. “S’më pëlqejnë këto grupet. Grup është ajo që ke në krah”, thotë ai.