Olsi-Lupçe të pandashëm, bashkë edhe në jakuzzi

17:48 • 19/06/2017

Në shtëpinë e Big Brother kanë mbetur edhe 6 persona, 3 çifte konkurrentësh. Por më shumë kohë me njëri-tjetrin kalon një çift “hibrid” që nuk garojnë për çmimin e madh.

Për mbi 90 ditë qëndrimi në shtëpinë e Big Brother Olsi dhe Lupçe në shumicën e kohës kanë pasur një marrëdhënie shumë të mira, prej shokësh, me shumë pak debate me njëri-tjetrin.

Edhe në këto ditë të fundit të qëndrimit të tyre në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri apo e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit duke bërë lojëra nga më të ndryshme.

Dhe pasi kanë luajtur bashkë volejboll ata kanë vendosur që të freskohen të dy bashkë në jakuzzi, ndërsa partneret e tyre merren me punët e shtëpisë.