“Nëse fiton Danjeli e Fotinia? Ça zhgënjimi”

18:50 • 23/06/2017

Lupçe diskuton me Katerinën në oborr dhe që të dy mendojnë skenarët sesi mund të mbyllet aventura e tyre në Big Brother.

Në total, tre janë skenarët për çiftin fitues dhe dy prej tyre Lupçe i pranon, të tretin jo.

“Ça zhgënjimi do të ishte. Ja bëj hallall atyre dyve (Olsit me Fiorentinës)”, i thotë ai Katerinës kur mendon se këtë çmimin e madh mund ta fitojë edhe Danjeli me Fotininë.

Më pas, Lupçe mendon se as Olsi me Fiorentinën nuk do ta prisnin mirë këtë.

“Edhe ata dy do të çmendeshin fare. Do të shkallonin fare”, thotë ai.