Musa: Me të gjithë kundër, jam më i fortë. Janë si milingona!

17:21 • 21/04/2017

Musa shkon te Lupçe dhe Katerina dhe flet për banorët e tjerë, konkretisht për Danjelin dhe debatin që pati një ditë më parë me të.

Musa thotë se kanë 3-4 ditë që po organizojnë gjëra kundër nesh. “Por unë kam një mendim për të gjithë këtu. Le të kem edhe 20 veta kundër, unë bëhem më i fortë.

Lupçe thotë se këtu secili ka mendimin e vet. “Fundja kjo është një lojë”, thotë ai.

“Këta mendonin se dolën atje ku dinin, por në fakt dolën atje ku doja unë, janë si milingonat, janë njësoj”, thotë Musa.

Lupçe i jep edhe një këshillë. “Rëndësi ka të jesh mirë me veten. Unë sa më jep të jap, sa më respekton do të të respektoj”, thotë Lupçe.