Musa mbështet Lupçen: S’jemi për shokë këtu!

00:03 • 20/05/2017

Musa e vlerëson reagimin e Lupçes karshi Danjelit dhe mbështet qëndrimet që ai mbajti gjatë debatit që patën.

Musa thotë se brenda shtëpisë nuk mund të njihet asnjëri dhe se asnjëri nuk është futur aty për të bërë shokë.

“Unë kam karakterin time, nuk jam dele. Unë s’kam frikë as nga nominimet dhe as nga ndonjë gjë tjetër.”, thotë Musa.

Sipas tij, banorët duhet ta kuptojnë se nuk mund t’u shtrëngohet dora se i nominojnë.

“Ne mund të jemi shokë, por edhe shokut s’mund t’i them unë hajde fitoje ti”, thotë Musa.