Musa-Keit: Goja nuk hapet vetëm për ajër!

20:48 • 20/04/2017

Musa pati debat me Danjelin, por në të u fut edhe Kei, e cila po ashtu pati kritika për të.

Por Musa reagoi duke i thënë Keit se nuk është ajo që paraqitet. “Më në fund po thua se çfarë mendon”, thotë Kei.

“Ti tjetër gjë thua kur je me mua dhe tjetër gjë kur nuk jam unë”, thotë Musa.

“Mendimin tënd nuk e dua”, i thotë Kei duke u larguar, ndërsa Musa vazhdon të flasë.

“Goja nuk hapet vetëm për ajër”, i thotë Musa. “Për mua je zero!”