Musa: Do dal kokë lart. Askujt s’i puth këmbët

21:53 • 20/04/2017

Musa është i acaruar pas debateve që pati pasditen e sotme me Danjelin dhe Kein dhe këtë gjë ja shpreh edhe Olsit në një bisedë që pati me të.

“Olsi të them një gjë me zemër në dorë, koha do të japë përgjigje për gjërat që ke në tru. Po dola kokën lart, kam dhënë atë që kam dhënë. Nuk jam pishman për asgjë, do dal me kokën lart”, i thotë Musa Olsit.

Ai thotë më tej se nuk shqetësohet aspak për ata që brenda në shtëpi mendojnë keq për të. “Por nëse nuk dal, të arrij deri kur të arrij, javët do japin përgjigje. Kush më ka simpati Ok , kush s’më ka, ec. Nuk i puth këmbët edhe duart të tjerëve”, thotë Musa.