Musa-Danjelit: Je fosilizuar këtu!

00:46 • 20/05/2017

Musa, Elsamedi dhe Lupçe bëhen bashkë dhe që të tre hedhin fjalë për Danjelin, që ndodhet pranë tyre.

Musa i drejtohet i pari Danjelit duke i thënë se është “fosilizuar në marrëdhënien me Fotininë”.

“Por do s’do, ajo që ndjen vërtetë do të dalë në shesh një ditë”, i thotë Musa.

“Nuk ka karakter ai!”, thotë Lupçe.

“Më pëlqen që njerëzit flasin për mua”, reagon Danjeli.

“Kush po flet për ty?! Unë po them që nuk ka çifte false dhe mos u ndje kot në qendër të vëmendjes”, i kthehet Musa.

“Kujt i pëlqen le ta mbajë”, reagon Lupçe.

Danjeli u thotë se kështu është, si në shtëpi ashtu edhe jashtë, por Lupçe është mosbesues.

“Sa përqind shtiresh këtu brenda? Uroj që ta fitosh”, i thotë ai me ironi.