Mentaliteti në Shqipëri, temë diskutimi mes banorëve

12:15 • 21/04/2017

Mentaliteti në Shqipëri dhe problematikat që sjellin disa mendësi të caktuara janë bërë temë diskutimi mes banorëve.
Por ndryshe nga shumë debate brenda shtëpisë për mentalitetin paragjykues shqiptar ata bien dakord duke paragjykuar po vetë.

“Ne merremi vetëm me jetën e tjetrit, sidomos në Shkodër”, shprehet Dona, ndërsa Ervini është paska më drastik, “Jashtë s’të sheh njeri si je veshur. Andej janë njerëz pa komplekse. Ndërsa pjesën e make up-it e kanë kur ka ndonjë gjë të veçantë, kurse tek ne çdo mëngjes futi “shpatullën” e bëhu manekin”.

Musa sjell në vëmendje një tjetër shembull, atë të bërjes çift. “Mendojnë që po të mos kesh makinë nuk kap dot një vajzë”, thotë ai, pasi Ervini tha se “Këtu ke gjykimin për gjënë më të vogël. P.sh ja paska ble makinë.. ku i beri lekët”.