Marjusi: Mua nuk më ka njohur asnjëri këtu

18:45 • 19/05/2017

Në oborr, Marjusi, Elsamedi dhe Lupçe diskutojnë për debatet dhe sjelljet në shtëpi. Marjusi thotë se është ndjerë i zhgënjyer nga ajo që ka gjetur.

“Unë prisja afrimitet nga të gjithë dhe deri më tani nuk e ka parë nga të gjithë këtë”, thotë ai.

Elsamedi i thotë që të mos presë afrimitet nga të gjithë brenda shtëpisë, pasi kjo, siç shprehet ai, nuk ekziston as në një grup shoqëror jashtë.

“Këtyre u interesonte që të na njihnin ne”, i përgjigjet ai Elsamedit, duke nënkuptuar për banorët e vjetër të shtëpisë.

Lupçe thotë se gjithsecili ka mënyrën e tij për të njohur të tjerët. Ai thotë se vetë këtë e bën me butësi, ndërsa Marjusi thotë se atë deri më tani nuk e ka njohur asnjëri.

“Ose kanë krijuar përshtypjen e gabuar për mua”, thotë ai.