Lupçes i mungon vetëm një puthje

18:54 • 19/06/2017

Olsi dhe Lupçe e kanë marrë me tepër sportivitet javën e fundit të këtij edicioni të Big Brother.

Pasi ka ngrënë mëngjes ata kanë luajtur volejboll e më pas kanë hyrë në jakuzzi, e pas kësaj janë shtrirë për të marrë rreze dielli.

Por Lupçes i mungon sërish diçka. Diçka që Olsi nuk mund t’ia japë, një puthje. “Vetëm një puthje më mungon tani asgjë tjetër”, i thotë ai Katerinës dhe ajo nuk ia prish, ia jep një puthje në “ajër”.