Lupçe urren thashethemet, Elisonës i duket njeri i drejtë

17:01 • 19/05/2017

Elisonda diskuton me Lupçen për sjelljet në shtëpi dhe si banor më i vjetër, Lupçe ka lirshmërinë që ta këshillojë për disa gjëra.

Njëra prej këtyre këshillave të tij ka të bëjë me thashethemet.

“Atë fjalë që unë e them nga goja ime, unë nuk dua që të ma transformosh kur ua thua të tjerëve. Për atë që kam thënë, që ka dalë nga goja ime përballem unë, jo për atë që transformon ti”, i thotë ai Elisonës.

Elisona bie dakord dhe i thotë mendimin që ajo personalisht ka për të.

“Të kam thënë që je njëri i drejtë dhe ky është mendimi im”, thotë ajo.