Lupçe: Musa s’mund të më përdorë mua që të hedh poshtë të tjerët

12:47 • 19/05/2017

Lupçe dhe Elsamedi janë bërë shokë me njëri-tjetrin dhe diskutojnë edhe të veçuar rreth sjelljes së banorëve të tjerë, por ajo çfarë bie në sy janë komentet negative për një banorë me të cilin ata kanë pasur shoqëri këto ditë.

Ata bien në një mendje se të dy kanë rezerva pa ia thënë Musës, kjo edhe për shkak të marrëdhënies që kanë pasur brenda shtëpisë. Por ajo çfarë Elsamedi kërkon të vërë në dukje është se sipas tij ai përpiqet që t’i përdorë ata kundër të tjerëve.

“Më tha Musa, pse nuk u kthen përgjigje të tjerë, për Olsin. Më tha mua të bërtiti, duhet ta kesh frik”, shprehet Elsamedi.

Ndërsa Lupçe thotë se edhe ai mund ta nxisë Olsin shumë lehtë të kalojë në tone të larta, por nuk e bën vetë këtë, pasi sipas tij nëse do të shfrytëzonte pikën e dobët të tjetrit, tregon se e ka frikë atë.

Më tej edhe Lupçe komenton rreth veprimeve të Musës. “Musa nuk mund të më përdorë mua të të hedh poshtë ty, kur unë nuk kam gjë me ty”, thotë Lupçe.