Katerina lag Danjelin, Lupçe mërzitet

23:06 • 23/06/2017

Katerina lag me ujë Danjelin në oborr dhe në prani të tyre, Fotinia qesh. Lupçe i sodit nga larg dhe veprimi i partneres së tij nuk i pëlqen shumë.

Por, ai nuk e jep veten dhe e diskuton me Katerinën pasi përfundon lojën e saj me Danjelin.

Katerina nuk e priti mirë vërejtjen e Lupçes. Vetë ky i fundit e kuptoi që i foli ashpër dhe mundohet të afrohet sërish me të, por Katerina e largon.

“Nuk dua Lupçe! Ik tani, nuk dua! Ik!”, i thotë ajo e mërzitur.

Lupçe këmbëngul dhe e përqafon, por Katerina është më kokëfortë dhe ngrihet menjëherë e largohet.

Gjesti i Katerinës nuk i pëlqeu Lupçes.

“Kat, po më acaron nervat tani dhe mezi po rri këtu brenda”, i thotë ai.

Katerina nuk reagon, por vazhdon të largohet prej tij.