Katerina: Kur të dal do të bëhem shkencëtare!

15:15 • 21/04/2017

Debati për modelin e flokëve të Lupçes duket se ishte thjesht kalimtar për çiftin dhe shpejt ata iu rikthyen normalitetit.

Ata dolën të dy në oborr dhe nisën të flasin se çfarë do të bëjnë pasi të dalin nga shtëpia e Big Brother.

“Çfarë mendon se do të bësh kur të dalësh nga shtëpia?”, e pyet Lupçe Katerinën, e cila ja kthen me shaka. “Do të bëhem shkencëtare, do të shpik robot”.