Katerina e puth, Lupçe: Do më lësh rehat

00:38 • 24/06/2017

Pas mërisë së shkaktuar nga veprimi i Katerinës që lagu Danjelin me ujë dhe reagimi i Lupçes, Katerina përpiqet që të normalizojë gjërat me partnerin e saj.

Ajo i afrohet në këndin e ndenjes dhe mundohet që të puthe partnerin e saj, por Lupçe vazhdon të jetë me nerva.

“O Kat, do të më lësh dy minuta të lutem?!”, i thotë ai.

Reagimi i Lupçes gjen miratimin e Katerinës.

“Ok, të lashë!”, i thotë ajo dhe largohet, ndërkohë që Lupçe shtrihet i vetëm në kolltuk.

Megjithatë, vetë Lupçe i afrohet partneres së tij pak minuta më vonë dhe që të dy diskutojnë në oborr për situatën në shtëpi, finalen e madhe dhe planet për jashtë.