Fiorentina bëhet “shoqe” më Donën

18:07 • 21/04/2017

Dona dhe Fiorentina kanë pasur përplasje më parë, por tashmë duket se gjërat po normalizohen.

Teksa i rregullon flokët Donës, Fiorentina sqaron me të konfliktet që kishin lindur më parë mes tyre, ndërsa flet edhe për marrëdhënien me Kein.

“Unë nuk kam pasur gjë personale me ty, thjesht kemi pasur debate”, i thotë Dona. “Unë se quaj debat. Ne jemi keqkuptuar”, i thotë Fiorentina.

Më pas, ajo flet edhe për Kein. “Me të kam pasur marrëdhënie të mirë, por pasi u futën banorë të rij ajo u largua. Ajo ma quan xhelozi. Ajo u largua nga unë, por më thotë se isha unë që ika nga ajo”, thotë Fiorentina.

Ndërsa Musa flet për Olsin. “Ai beson se do arrijë deri në finale sepse di të luajë me njerëzit”.

“Mos më trego mua kush është ai. Ai ka për të shkuar, kemi për të qenë, ta them unë”, reagon Fiorentina.