Enida urdhëron Gastaren: Fasulet bëji pa salcë!

16:33 • 19/05/2017

Çifti lider porosit Gastaren që të gatuajë pa salcë, porosi që vihet në mëdyshje nga kjo e fundit.

E pikërisht “diskutimi i urdhrit” të tyre ka nxehur Enidën.

“Lideri jam unë dhe them t’i bësh pa salcë”, i drejtohet Enida Gastares.

Gastarja këmbëngul në idenë e saj duke i thënë se pa salcë nuk do t’i hajë njeri fasulet.

Marjusi mbron vendimin e partneres së tij dhe thotë se ata që nuk i duan fasulet pa salcë le të hanë ndonjë gjë tjetër.

Gastarja refuzon dhe thotë se nuk do ta zbatojë urdhrin.