Elsamedi: Jam boll llapaqen unë!

14:28 • 19/05/2017

Donaldi diskuton me Elsamedin vështirësitë që has me disa banorë kur vjen puna tek diskutimet dhe debatet.

Ai thotë se një pjesë e banorëve e kanë zakon që të ndërpresin të tjerët dhe të mos i lënë që të mbarojnë idenë që kanë.

“Nëse më ndërpret e humbas fare unë”, thotë Donaldi.

Elsamedi jep një mendim për veten këtu.

“Po të jetë për të folur, jam llapaqen boll vetë unë!”, i thotë ai.