Elisona: Elsamedi do të më nxjerrë mua keq

20:47 • 19/05/2017

Elisona i thotë Donaldit se e ka kuptuar lojën e Elsamedit karshi saj. Ajo mendon se ai i afrohet dhe hap gjithmonë debat për ta nxjerrë atë keq.

“Vjen e futet në mes, hap debate vetëm që të dal unë keq”, i thotë ajo Donaldit.

Donaldi i thotë se ajo duhet të përfitojë nga kjo.

“Po çfarë pune të prish ty kjo?”, e pyet ai.

“Asnjë punë s’më prish se ka kamera këtu dhe dalin të gjitha çfarë janë thënë”, i përgjigjet ajo.