E quajti “motor”, tashmë Katerina është “timoni” për Lupçen

22:18 • 18/06/2017

Olsi flet me Lupçen mbi lojën se si kanë arritur ata deri në finale.

Lupçe përmend edhe një herë Katerinën si një plus i madh për të në këtë Big Brother, por ndërsa pak ditë më parë e cilësoi atë si “motorin” në lojën e tij, tashmë Lupçe duket se ka ndryshuar mendim, duke thënë se Katerina është “timoni”.

“Katerinën e kisha si timon unë, më drejtonte”, thotë Lupçe.

Ndërkohë, sipas Olsit, Katerina e ka treguar veten që në javët e para të këtij edicioni të Big Brother.