Dona xheloze për Katerinën

21:11 • 19/05/2017

Në çift, jo vetëm Musa është xheloz. Xhelozinë e tregoi edhe Dona dhe në momentin që Musa po fliste për të ardhmen dhe shprehte dëshirën për të kaluar gjithë jetën me të.

Dona këtu ndërhyn dhe i thotë se ai ndonjëherë bëhet xheloz për gjërat nga më të voglat për të dhe vetë bën ca veprime të tepruara.

“Ti bën ca gjëra, ca veprime shumë të tepruara. Mua më thua pse e sheh ashtu atë dhe vetë i ulesh tjetrës në prehër”, thotë ajo.

“Katerinës? E di si më erdhi mua, m’u duk për një moment si një person që e kam shumë shoqe”, i thotë Musa.

“Edhe unë kam shokë, por nuk u ulem në prehër”, ja kthen Dona.