Debat Elsamed-Danjel

22:36 • 19/05/2017

Danjeli “zgjodhi” Elsamedin si njeriun për t’i shpjeguar se çfarë ka ndodhur vërtetë, sipas versionit të tij, mes tij dhe Lupçes, por ajo që u nis si një shpjegim përfundoi në një debat të ashpër mes tyre.

“Unë nuk futem fare të hedh baltë pa të njohur ty”, thotë ai, duke nënkuptuar se këtë e ka bërë Lupçe.

Elsamedi ka një tjetër mendim.

“Keni ardhur dhe keni hedhur baltë”, thotë ai.

“Ti në tre ditë këtu s’le njeri pa u zënë dhe po deshe debat hajde flasim gjithë ditën dhe mos e moho këtë”, i përgjigjet Danjeli.

Elsamedi thotë se nuk mohon gjë, por që të dijë se ai nuk ka hedhur baltë kundër tij.

“Unë nuk kam nevojë të fitoj Big Brother duke bërë si i keq. Mua s’më djeg fare as mendimi i Musës dhe as i Lupçes dhe as i Elit në fjalë”, thotë Danjeli.