Danjeli “sqarohet” me Elsamedin

22:03 • 19/05/2017

Pas debatit me Lupçe, Danjeli sqaron Elsamedin dhe Ambran. Ai u thotë atyre se të gjitha ato që thotë Lupçe nuk janë të vërteta dhe se sot Lupçe interpreton sipas interesit të tij këshillat që Danjeli i ka dhënë kur ata të dy shkonin mirë.

“Kur ai të drejton pyetjen, e formulon atë në mënyrë që ka qejf vetë”, thotë Danjeli.

Danjeli pranon që kur ka bërë debat me Fiorentinën i ka thënë Lupçes që të shmangë zënkat dhe ta mbajë mirë me të gjithë banorët. Kjo këshillë, sipas Danjelit është keqpërdorur nga Lupçja vazhdimisht dhe për këtë ai pendohet.

“Unë kam dalë keq këtu dhe prandaj i thashë që më mirë të mos ketë ndërhyrje”, u thotë ai.

Elsamedi thotë se të gjithë kanë ndërhyrë.