Danjeli nga vaska: Dua edhe një “mandat” si lider

21:33 • 20/04/2017

Pavarësisht shtimit të përgjegjësive dhe krijimit të konflikteve me banorët e tjerë, duke qenë në pozicionin e liderit, Danjeli kërkon të shfrytëzojë sa më shumë anët pozitive të liderit.

Teksa ishte në vaskë së bashku me partneren e tij, Fotininë, ai i është shprehur asaj dëshirën të qëndronte edhe për një javë si lider.

“Sikur t’u themi të rrimë edhe javës tjetër këtu edhe dalim të shtunën”, thotë Danjeli.