Danjeli-Elsamedit: Kujdes kur flet për Fotininë!

07:35 • 20/05/2017

Debati mes Danjelit dhe Elsamedit përshkallëzohet. Elsamedi i thotë se nuk ka argumenta në debate dhe u shmanget atyre. Danjeli nuk është skort.

Elsamedi: Unë s’ju kam sulmuar.

Danjeli: Puçi-puçi, kukulla, ta mbush mbrapa, s’ke karakter, s’i ke thënë ti këto?

Elsamedi: Kjo video do të jetë në Youtube dhe do të dalësh keq. Unë gjërat që them i pranoj. Që s’ke karakter e kam pranuar.

Danjeli: Ku e merr të drejtën të thuash këtë ti?

Elsamedi: Më ke thenë që jam vegël. Ku e merr të drejtën ti? Ti s’ke besim tek vetja.

Danjeli: Ti e bën trillim.

Elsamedi: Trillim je vetë!

Danjeli: A ke gjë tjetër? E di sa më peshojnë fjalët e tua?

Elsamedi: Pse mua?!

Danjeli: Nuk ke fytyrë! Shkon e sulmon femrat.

Elsamedi: Një femër që nuk meriton respekt, nuk e meriton, të paktën unë nuk shtirem.

Danjeli: Jashtë mos merr guximin t’ja thuash atë fjalë Fotinisë. Këtu thuaj çfarë llafi të duash, por jashtë është muhabet tjetër.
Elsamedi: Po më kërcënon?

Danjeli: Merre si të duash.

Elsamedi: Më ke prek te flokët, do kishe marrë dënim. Shkele kontratën.

Danjeli: Ti ishte duke kënduar për Fotininë dhe unë bëra pjesën e DJ. Nuk të preka. Sa herë të flasësh për Fotininë laj dhëmbët.