Damiano: Ervini ka ndryshuar

11:04 • 21/04/2017

Damiano-Ervin kanë debatuar me tone të larta me njëri-tjetrin prej ditëve të para të këtij Big Brother dhe më i fundit përfundoi me dënim me “burg” për ta dhe Olsin.

Por pas “rehabilitimit” duket se ai që është tërhequr është Ervini, ndryshim që e ka vënë re edh Damiano.

“Ka vënë mend i gjati e shikoj nga mënyra si flet. Jo se e bën për mua po e bën për lojën”, shprehet Damiano teksa është duke biseduar me Kei, e më pas shton se “Kam një gjë të keqe, i besoj njerëzve shumë shpejt”.