Çifti lider ankohet për Elisonën: Nuk bën punë

15:38 • 19/05/2017

Detyra e çiftit lider është më e vështirë nga sa mendohet edhe për çiftin Marjus-Enida.

Ata të dy janë përpjekur t’i ndajnë punët mes banorëve të tjerë, por kanë pakënaqësi të mëdha sidomos për pastrimin.

Duke diskutuar me Adnandin, Marjusi flet në përgjithësi, por shënjestra e tij është Elisona dhe Enida e mbështet këtë.

“I thamë shtatë herë për të nisur pastrimin. Tani nuk ngel gjë tjetër vetëm të zihemi për këtë”, thotë Marjusi.

“I bëjnë bisht punës, s’e kuptojnë që këtu jetojnë vetë”, shton Enida.

Ndërkohë, jashtë, partneri i Elisonës komenton sjelljen e çiftit lider. Ai thotë se Elsamedit se ata po bëjnë si “gore”.