Çiftet urojnë mamanë e Lupçes për ditëlindje

22:16 • 20/03/2017

Të jetosh i izoluar nga bota e jashtme nuk do të thotë të harrosh ata që ke lënë jashtë para se të hyje në shtëpinë e Big Brother.

Lupçe ka përfituar nga momenti që Big Brother i ka lejuar banorët të marrin pije nga frigoriferi që të ngrejë një dolli për mamanë e tij që ka ditëlindjen, duke surprizuar edhe banorët e tjerë.

Lupçe me shaka thotë se me këto pije i ka qerasur mamaja e tij. Pasi banorët e tjerë shprehen edhe urimin për ditëlindjen e mamasë së Lupçes, ky i fundit hedh një tjetër batutë: Në dasmë të çunit mami.