Burrat diskutojnë problemet e grave

22:16 • 20/04/2017

Nëse Olsi dhe Ervini shkojnë mirë me njëri-tjetrin, e njëjta gjë nuk ndodh me partneret e tyre.

Fiorentina dhe Sidrita patën e një përplasje ditën e sotme dhe kjo gjë duket se e ka mërzitur Olsin. Ai ulet me Ervinin fillimisht në oborr duke diskutuar mbi këtë situatë dhe më pas e vazhdon edhe brenda në shtëpi.

Skena kot pa lidhje, pse ike ti aty, pse fole ti këtu, amon o Vino. Boll më nuk do privohesh tek të tjerët. Më ka stresuar, kam pirë katër pesë cigare. Nuk kam nerva. Shpjego situatën tënde me Sidritën se edhe mua më ngeli qejfi me të”, i thotë Olsi Ervinit.

Më tej, Ervini i kërkon që të mos stresohet nga kjo situatë. “Mos e ngarko veten. Por mendoj se ishte edhe një nxitim nga ana e Fiorentinës”, i thotë Ervini, i cili pasi u futën në shtëpi i kërkon të mos e vazhdojnë këtë bisedë në sy të banorëve të tjerë.