Banorët të kënaqur me buxhetin

14:20 • 19/06/2017

Për disa javë ata janë mbajtur me vetëm 25 % të buxhetit, kjo si pasojë e humbjes së provave javore, por edhe si pasojë e ndëshkimit nga “Vëllai i Madh” që i privoi me 50% të buxhetit.

Por pasi kanë kaluar provën javore të shtunën ata kanë 50% të buxhetit në dispozicion dhe janë shumë të kënaqur me ushqimet që kanë marrë.

E teksa janë duke ngrënë mëngjes ata kujtojnë atë periudhë të hidhur për ta. “Kujtoj ato mëngjeset e varfra”, shprehet Fotinia, ndërsa Olsi shton “Mëngjesi më i lodhur, tek vezë dhe qumësht”.