Banorët “ngelin në klasë” në karaoke

22:47 • 20/04/2017

Big Brother mendo që mbrëmjen e sotme t’i argëtojë sa më shumë banorët, duke u dhënë mundësinë atyre të organizojnë një karaoke.

Ata u ndanë në çifte, ndërsa këndonin këngët. Danjeli dhe Katerina ishin të parët, pas tyre edhe Musa e Xheni.

Damiano dhe Sidrita me “Beautiful” të Flori Mumajesit e Ledri Vulës krijoi një atmosferë mjaft të këndshme në shtëpi, ku të gjithë banorët u ngritën në këmbë dhe tentuan të këndojnë.

Megjithatë, për ta u duk një provë e vështirë, por për fatin e tyre, kjo nuk kishte të bënte me buxhetin e javor të tyre.