Armela për Benardin: Ai është nga Laçi, e mëson lehtë italishten

16:04 • 20/03/2017

Big Brother futi libra në gjuhë të huaj në shtëpi për banorët që ata të mësojnë, duke i përcaktuar edhe gjuhën.

Por Armela nuk qëndroi pa e ngacmuar Benardin, pasi ky i fundit i tregoi asaj se kishte një libër në gjuhën italiane.

“Ky është dhe nga Laçi, e ka të lehtë të mësojë italishten”, thotë Armela përtej xhamit. Ndërsa Xheni thotë se ajo do ta kishte ndihmuar ta mësonte më lehtë, por është e pamundur duke qëndruar të ndarë.

Ndërkohë, për Liridonin, 33-vjeçarin nga Prishtina, ishte zgjedhur një libër në gjuhën greke. Liridoni thotë se nuk merr vesh asnjë fjalë, por është Ervini ai që i del në ndihmë. “Unë di greqisht, ta mësoj unë”, i thotë ai.