“Armela, Beyonce shqiptare!”

19:24 • 21/04/2017

Armela, Damiano dhe Kei qëndrojnë së bashku në oborr duke tymosur cigare. Damiano flet për Armelën duke thënë për të se është një personazh showbizi, madje shkon edhe më tej teksa thotë se ka mundësi të bëhet Beyonce shqiptare.

“E kam studiuar si personazh Armelën, është personazh showbizi. Është edhe personazh fitimprurës. Kjo do edhe investim, minimum 10 mijë ose 15 mijë euro sepse me kaq para kësaj i bën 4 këngë dhe 2 ja bën me videoklipe. Me stilin që ka kjo, këtu nuk ka asnjë dhe kjo del tamam si Beyonce e Shqipërisë. Unë e shikoj njeriun, e studioj”, thotë Damiano.

Edhe Kei ka të njëjtin mendim me Damianon. “Armela ka zë dhe ka aftësi për kështu gjërash. Do të ishte kënaqësi ta shihja në televizion. Aty do të filloja të shihja televizionet shqiptare”, thotë Kei dhe qesh.