Ambra lag Olsin, Elsamedi nxehet…Ambra lag Lupçen

16:00 • 19/05/2017

Kur Olsi po kërcente mbi sustën, Ambra u shkëput nga tavolina e oborrit ku ndodhej bashkë me partnerin e saj, Elsamedin dhe Elisonën dhe nisi të lagë Olsin me ujë.

Ky moment u komentua nga Elisona.

“Nuk duhet ta lejosh që të bëjë këto veprime se duket keq”, i thotë ajo Elsamedit.

Kaq ka mjaftuar që mes Elsamedit dhe Ambras të nisë një debat i përsëritur për sjelljen në shtëpi.

Elsamedi e thërret Ambran dhe i thotë që të ndalojë e të mos sillet kështu sepse, sipas tij, interpretohet keq jashtë.

“Mos më bëj këto veprime! Kaq po të them!”, i drejtohet ai i nevrikosur.

Ambra e shpërfill me një “po, po”.

“Mos më ngri nervat kot mua”, ja kthen ai.

Por, menjëherë pas kësaj këshille, Ambra e përsërit “gabimin”. Këtë herë në sustë ndodhet Lupçe që kërcen dhe Ambra merr sërish tubin dhe e lag me ujë duke lënë Elsamedin të mërzitur në oborr.