Donaldi: Planet nuk ecin në BB. Marjusi: Ecin, ecin

19:09 • 19/05/2017

Donaldi është i mendimit se strategjitë dhe planet brenda shtëpisë së Big Brotherit nuk funksionojnë dhe shton se ai për vete e ka marrë “si t’i vijë loja”.

Por Marjusi mendon të kundërtën.

“Këtu ka plane dhe ta garantoj unë! Mesa kuptova unë, këtu të gjithë presin të shtunën dhe të gjithë ecin me plan”, thotë ai.

Më pas, Marjusi jep një mendim edhe për çiftet, ku përfshin edhe veten e vet me Enidën.

“Këtu të gjitha mendojnë se çiftet që janë këtu janë false, duke më përfshirë edhe mua. Po si qenkam fals unë që kam shtatë vite?!”, i thtoë ai.