Fotini – Danjel

23 dhe 26 vjeç

Danjeli ka lindur në Tropojë dhe aktualisht është student, ndërsa Fotini ka lindur në Gjirokastër dhe punon si agjente shitjesh. Të dy hynë beqarë në Big Brother dhe pas një javë u bënë çift.

Fotini ka jetuar për shumë vite në emigracion me familjen e saj. Tetë vjet më parë prindërit e saj u divorcuan, por edhe pse ajo zgjodhi të jetonte me nënën e saj, nuk mban asnjë mëri me të atin. Momenti më i vështirë në jetën e saj është vdekja e të dashurit të saj, 6 vjet më parë për shkak të një aksidenti automobilistik. Fotinia e dashuron jetën dhe “Big Brother” e sheh si një mundësi për të plotësuar ëndrrën e saj për t’u bërë aktore.

Danjeli ka lindur në Tropojë, por që kur ishte 6 muajsh jeton në Tiranë. Dëshira e tij për t’u shkolluar është plotësuar më së fundi, pasi provoi disa eksperienca të ndryshme pune. Aktualisht ai studion në Fakultetin e Drejtësisë. Ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht 2 motrat dhe vëllain. Danjeli është një djalë me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”.