Dona – Musa

Dona

Mosha: 26 vjeç

Vendlindja: Mirditë

Profesioni: Fotomodele

Dona është 26 vjeç dhe vjen nga Mirdita. Për momentin ajo  jeton në Tiranë, të cilin e cilëson si vendin e mundësive. Natyra e saj pozitive e ka ndihmuar që gjithmonë të jetë e rrethuar nga njerëz që e vlerësojnë dhe e mbështesin. Pasioni i Donës është modelingu, të cilin ka filluar ta ushtrojë para disa vitesh, duke pasur shumë sukses. Ajo është përfshirë në shumë evente të botës së modës dhe shpreson që në një të ardhme të mund të ndihmojë të rinjtë që kanë të njëjtat dëshira.

 

Musa

Mosha: 25 vjeç

Vendlindja: Vlorë

Profesioni: Organizator party

Musa është 25 vjeç dhe ka lindur në Vlorë. Në moshë të vogël ka emigruar drejt Italisë me familjen, në Romë, ku edhe jeton aktualisht. Ëndrra e tij më e madhe ka qenë të bëhej futbollist, por nuk mund të luante për shumë kohë sepse duhej të punonte e kujdesej për familjen. Aktualisht Musa punon si organizator party dhe është një person që përcjell shumë harmoni.